Vol. 13 | No. 25-26, 2026


PROF. ZIAUDIN KODRA - NJË EMËR I SHQUAR I STUDIMEVE ARBËRESHE

Emile LAFE

Abstract

Prof. Ziaudin Kodra (Dibër e Madhe 1909 – Tiranë 1965) mbetet një nga studiuesit më të njohur të letërsisë arbëreshe dhe njëkohësisht autor e redaktor i teksteve mësimore të letërsisë arbëreshe e të letërsisë së vjetër shqipe për shkollat e mesme dhe për Universitetin e Tiranës, të themeluar më 1957, ku ai ligjëroi deri në ndarjen e parakohshme nga jeta. Vepra studimore dhe mësimore e tij, si edhe shkrime të tjera nga fusha e letërsisë dhe e kulturës, u përmblodhën dhe u botuan sivjet për herë të parë në një vëllim prej gati një mijë faqesh, çka dëshmon për punën e ngulët e plot pasion të këtij studiuesi të rrallë të letërsisë e të folklorit arbëresh, njëkohësisht edhe një nga personalitetet meritore të arsimit kombëtar. Meritë e veçantë e prof. Ziaudin Kodrës është se ai., nëpërmjet një vargu artikujsh studimorë në shtypin letrar e masiv, bëri të njohura për një publik të gjerë ngjarje e personalitete letrare të shquara të Botës Arbëreshe.

Pages: 130 - 133

DOI: https://doi.org/10.62792/ut.albanologjia.v13.i25-26.p3313