KULTI I DHIMBJES DHE REZISTENCËS - FIGURA E GJERGJ ELEZ ALISË NË NARRATIVËN BALLKANIKE
Emine SHABANI
Abstract
Mitet na sqarojnë dukuri të rëndësishme dhe janë të mbështjella-të inkapsuluara me figura, të cilat presin t’i deshifrojmë. Te romani Triumfi i Gjergj Elez Alisë, është interesante të vihet në dukje fasada që autori i ka dhënë rrëfimit që mbulon natyrën e saj mitologjike. Ky fakt kërkon shtrimin dhe zgjidhjen e një problemi, siç është nxjerrja e prejardhjes dhe gjetja e origjinës së një miti mesjetar. Heroi kombëtar Gjergj Elez Alia është një figurë midis mitologjisë shqiptare dhe perspektivës postmoderne, që Ridvan Dibra, i jep frymë e ndjesi reale. Ndërsa nga ana tjetër këtë figurë heroike për shqiptarët, Ivo Andriç e trajton me sarkazëm, grotesk dhe me interpretime dhe projektime të ulëta. Studimi fokusohet në krahasimin mes romanit të Ridvan Dibrës, Ivo Andriçit dhe rrëfimeve popullore, mbi Këngën e Gjergj Elez Alisë.
Zbërthimi i mitit, krahasimi i dy veprave, konceptualizimi në brendësi duke e shndërruar herë në paraqitje e herë në alegori pozitash mitologjike, filozofike e estetike, se si do të ishin marrëdhëniet mes reales, historisë, apo racionales dhe irracionales.
Pages: 134 - 138