RRËFIMET E PËRDHUNIMEVE SI FORMË FRAGMENTARE E KUJTESËS INDIVIDUALE TE ROMANI KËSULKUQJA PËRRALLË PËR TË RRITUR I AG APOLLONIT
Fatbardhë HASI
Abstract
Kësulëkuqja përrallë për të rritur, roman i Ag Apollonit, ngre zërin për një nga torturat më të dhimbshme të ngjarjeve të ndodhura gjatë luftës së fundit në Kosovë. Lidhja që bën Apolloni me studimin e Maria Tatar mbi origjinën e përrallës së Kësulëkuqes, gjeneza e së cilës, sipas Tatarit, ka rrënjë në një përdhunim, krijon figurën simbolike të Kësulëkuqes: përrallë për të rritur, nën petkun e së cilës paraqiten ngjarjet reale të dhunimeve si akti më brutal i kryer në Kosovë. Romani ndërtohet përmes dy rrëfimeve paralele: rrëfimit të linjës së parë, që përbëhet nga dashuria që zhvillohet mes Maksit dhe Lolitës, dhe linjës së dytë, që paraqet ngjarjet e dhunimeve në mënyrë të fragmentarizuar, të cilat montohen brenda romanit.
Rrëfimi fragmentar i këtyre historive, që shfaqen si kujtime nga një e kaluar jo fort e largët, mundësohet përmes aplikimit të metodës postmoderne, e cila është edhe metodë e shkrimit të letërsisë së Ag Apollonit. Fragmentet e shkëputura nga rrëfimet e grave dhe burrave të dhunuar janë histori reale dhe të dokumentuara, që gjejnë vend në një roman fiksional dhe që, për më tepër, paraqesin traumat kolektive të përjetuara nga një pjesë e madhe e shoqërisë, për të cilat institucionet sikur duan të heshtin përjetësisht.
Studimi do t’i përmbahet metodës postmoderne, përmes së cilës do të trajtohet veçanërisht aspekti fragmentar në romanin e Apollonit.
Pages: 160 - 169