RIKTHIMI I MITIT NË PROZËN MODERN. RILEXIM I GJERGJ ELEZ ALISË NGA RIDVAN DIBRA
Fatlinda LIMANI
Abstract
Rikthimi i mitit i karakterizon veprat postmoderne dhe ky element spikat në veprat e Ridvan Dibrës. Në letërsinë e kohëve të fundit janë rikthyer dhe vazhdojnë të rikthehen mite nga më të ndryshmet si ato kombëtare e më gjërë. Me rikthim të mitit në asnjë moment nuk servohet përdhosje e mitit, por rikthim nga lashtësia në shekullin tonë, një miks i racionales me fantastiken, si nevojë estetike për ta kuptuar dhe ndjerë atë më pranë. Ndërtimi i demitizimit vjen gradual me elemente të detajuara nga personazhi në personazh, duke e afruar sa më pranë kohës kur lexuesi aktual jeton. Mitet kanë thelb universal, të përjetshëm andaj dhe shkrimtarët e kanë tëndencën për t’i ndërfutur në veprat e tyre si element i rëndësishëm rreth të cilit ndërtohet rrjedha e ngjarjeve dhe fati i personazheve. Kjo ndërfutje bëhet për qëlime të ndryshme estetike, apo për të shpalosur disa të vërteta, botëkuptime të autorit.
Pra, qëllimi i këtij punimi është të analizohet mënyra se si ndërfutet miti në veprën Triumfi i Gjergj Elez Alisë, nga Ridvan Dibra. Punimi është realizuar me metodën përshkruese dhe krahasuese, duke krahasuar një prej varianteve origjinale me variantin demitizues, për të nxjerrë kështu përfundimin sipas të cilit me anë të demitizimit, veprës i shtohen vlera dhe shumështresime, duke mos e zhbërë apo nënçmuar mitin.
Pages: 170 - 175