TË PATHËNAT SI FENOMEN ESTETIK NË VEPRAT E LUAN STAROVËS
Fatmir SULEJMANI
Abstract
Të pathënat si fenomen estetik në veprat e Luan Starovës synon të hedh dritë mbi faktet e fshehura apo rrëfimet në mungesë; mbi krijuesit që kanë shfrytëzuar dhe shfrytëzojnë keknikën e heshtjes së disa të dhënave, që duhet të jetësohen nga lexuesi, pas aktit të thellë të leximit; mbi domosdoshmërinë e gjuhës me zona të heshtura, nga të cilat nuk mund të iket dhe veçmas mbi veprat e Luan Starovës, autorit që dallohet me detajet e pakta të pjesëve nënujore të ajsbergëve, të cilët kanë të bëjnë me gjuhën e heshtur të romaneve, përkatësisht me heshtjen e Babait, kryepersonazhit të romaneve serike të Sagës ballkanike, që, për shumëkë, është shembull ekzemplar i fenomenit të zonave të heshtura në veprat letrare, që pasqyrojnë temat e dhimbshme shqiptare.
Pages: 176 - 187