Vol. 13 | No. 25-26, 2026


KONTRIBUTI I VEÇANTË I PROFESOR AGRON DUROS NË FUSHËN E TERMINOLOGJISË SHKENCORE-TEKNIKE BASHKËKOHORE NË SHQIPËRI DHE JEHONA NË KOSOVË

Gani S. PLLANA

Abstract

Në veprimtarinë e kryer në fushën e terminologjisë shkencore-teknike shqipe, një kontribut që meriton të vlerësohet në mënyrë shumë të veçantë është veprimtaria e zhvilluar, me dekada, nga profesor Agron Duro, i cili ka vënë bazat shkencore për shumë anë të terminologjisë, duke u bazuar në veprat e terminologëve më të shquar botëror. Kontributi i tij jashtëzakonisht me vlera të larta, si ato për termat si elemente sistemore, togfjalëshat e qëndrueshëm terminologjikë në shqipen e sotme, lidhjet brendatogfjalësore, sistemet terminologjike në rrafshet ndërgjuhësore, sistemet terminologjike dhe dysorët terminologjikë në rrafshin e fjalëformimit në gjuhën shqipe, shqipërimi i terminologjisë (shqipërimi i fjalëve të huaja; shqipërimi i termave të huaj), fjala shqipe për plotësimin dhe pasurimin e fondit themelor të terminologjisë, reflekse të studimeve teorike të terminologjisë në praktikën e hartimit të fjalorëve terminologjikë, gjithashtu duke parashtruar detyra për zgjidhjen e problemeve të terminologjisë, kanë hapur rrugë profesionale për studime më të gjëra në praktikën terminologjike dhe hartimin e fjalorëve të fushave të ndryshme të dijes me përqasje me gjuhët më të njohura botërore, si anglishtja, gjermanishtja, rusishtja etj.

Pages: 195 - 200

DOI: https://doi.org/10.62792/ut.albanologjia.v13.i25-26.p3320