VALLET DHE KËNGËT POPULLORE SHPREHIN IDENTITETIN E NJË KOMBI (VALLJA DEVOLLIÇE)
Ilia S. LARTI
Abstract
Identiteti kombëtar është identiteti i një personi ose ndjenja e përkatësisë në një ose më shumë shtete ose një ose më shumë kombe. Është kuptimi i "një kombi si një tërësi kohezive, e përfaqësuar nga traditat, kultura dhe gjuha e veçantë". Identiteti kombëtar përfshin elemente politike dhe kulturore. Si fenomen kolektiv, ai mund të lindë nga prania e “pikave të përbashkëta” në jetën e përditshme të njerëzve: simbolet kombëtare, gjuha, historia e kombit, ndërgjegjja kombëtare dhe artefaktet kulturore.
Identiteti sovran i kombit gjithashtu përfaqëson një emërues të përbashkët për identifikimin e kulturës kombëtare ose identitetit kulturor, dhe sipas të drejtës ndërkombëtare, çdo ndërhyrje e jashtme në identitetin kulturor ose besimet dhe traditat kulturore duket të jetë e papranueshme. Çdo privim apo modifikim i jashtëm i identitetit kulturor kombëtar cenon të drejtat themelore kolektive të njeriut. Kultura jonë popullore nuk mund të kuptohet pa kërcimet tradicionale, të cilat brez pas brezi janë shoqëruar nga muzika dhe veshjet e tyre karakteristike. Vallet tona, që përbëjnë edhe një pjesë të rëndësishme të identitetit tonë kombëtar,
Vallja ka qënë dhe është pjesë e kulturës njerëzore, pjesë e rëndësishme e ceremonive, ritualaleve, festimeve dhe argëtimeve që më herët se para lindjes së qytetërimeve më të hershme njerëzore. Arkeologjia sjell gjurmët e valleve nga kohët më të lashta, të gëdhëndura sidomos nëpër shpella. Vallet shprehin vlerat artistike të një populli, të një krahine ku luhet dhe interpretohet. Ato janë të lidhura me punët, stinët, dasmat, gëzimet, aktet e trimërive në luftrat për liri e pavarësi e të tjera, Këto kanë qenë janë e do të jenë me fokusin: shprehin, ruajnë e konsolidojmë karakterin e kombit tonë mbarë shqipëtar
Si mbarë vallet e trevave shqiptare (Shqipëria e veriut ajo e mesme dhe e jugut), është dhe vallja Devolliçe e krahinës sot Rrethit të Devollit. Vallja Devolliçe ze vend të madh në folklorin koreografik shqiptar. Ajo karakterizohen nga forca, burrëria, trimëria, karakteri luftarak, madhështia etj. Luhen kryesisht nga burrat dhe më pak nga gratë ose së bashku.
Vallja Devolliçe ështe perla më e bukur, ikona e Devollit. Kjo valle shekullore u lind dhe do të jetojë përjetë në Devoll. Kjo valle kaq e bukur që krijon një atmosferë nëpër skenat tona, me ato fustanellat që vallzojnë si pulëbardhat në qiellin e kaltër, ashtu dhe Vallja Devolliçe shkëlqen në çdo pëllembë toke dhe në çdo skenë! Një nga vallet më të bukura shqiptare pa diskutim është Vallja Devolliçe! Ajo është një perlë e vërtetë, mos e lini pa e mësuar! Lum ata që dinë ta kërcejnë vallen shekullore të Devollit "Valljen Devolliçe"!
Pages: 201 - 208