Vol. 13 | No. 25-26, 2026


FRAGMENTIMI I REALITETIT NË DISA NGA VEPRAT POSTKOMUNISTE TË FATOS KONGOLIT

Kaltrina SADIKI-MEMETI

Abstract

Letërsia postkomuniste është bileta jonë për në një këndvështrim të ri të një realiteti të jetuar ose të pajetuar. Autorët e kësaj periudhe nuk do të mundohen të na tregojnë e dokumentojnë realitetin e plotë të periudhës komuniste, për këtë janë monografitë e historia, ata do të na paraqesin fragmente nga ai realitet. Në këtë punim do të analizojmë se si na paraqet realitetin e Shqipërisë së periudhës komuniste në veprat e veta postkomuniste, Fatos Kongoli. Qëllimi i këtij punimi do të jetë që të analizojë se si fragmentohet realiteti në veprat “I humburi” dhe “Jetë në kuti shkrepësesh” të Fatos Kongolit. Do të analizojmë se çfarë zgjedh dhe çfarë nuk zgjedh të paraqesë ai në veprat e veta. Cili segment i realitetit mbizotëron mbi të tjerët për të dhe pse. Si ndikon kjo zgjedhje në krijimin e personazheve dhe zgjedhjen e tematikave. Do të analizojmë se si përmes magjisë së fiksionit Kongoli do të paraqesë në veprat e veta një realitet që ka lënë trauma dhe ka shkaktuar dëm të madh psikologjik mbi individin. Përmes personazheve të Kongolit do të kuptojmë dhunën psikologjike që ka përjetuar individi i asaj periudhe, do të kuptojmë se si kanë ndikuar ndryshimet e papritura dhe të shpejta mbi të.

Pages: 214 - 219

DOI: https://doi.org/10.62792/ut.albanologjia.v13.i25-26.p3323