LETËRSIA SHQIPTARE E MËRGIMIT - DISKURSI LETRAR POETIK NË PRIZMIN E IMAGOLOGJISË
Kosovare KRASNIQI
Abstract
Nisur nga koncepti se atdheu përbën një kategori themelore identitare dhe se përvoja e mërgimit ose “shtëpia e dytë” nuk e zëvendëson dot përkatësinë ndaj tokës së origjinës, ky studim përqendrohet në shqyrtimin e traditës së gjatë dhe të pasur të letërsisë shqipe që trajton këtë tematikë. Mërgimi është një fushë ku imagologjia ka një rol shumë domethënës, sepse të mërguarit jetojnë midis dy kulturave: asaj të origjinës dhe vendbanimit të ri. Kjo krijon imagologji të dyfishtë – mënyrën si e sheh i mërguari “vendin e vet” atdheun, dhe si e sheh “vendin pritës”. Imagologjia, si disiplinë e letërsisë krahasuese, studion ndërtimin e imazheve kombëtare dhe kulturore në tekstin letrar. Metodologjia e saj mbështetet kryesisht në analizën tekstuale dhe kontekstuale të përfaqësimeve të “tjetrit” dhe të vetes, duke e trajtuar letërsinë si hapësirë diskursive ku formësohen identitete dhe stereotipe kulturore.
Pages: 220 - 225