SOCIALIZIMI LEKSIKOR I GJUHËS SHQIPE
Melihate ZEQIRI
Abstract
Tema do të trajtonë sociologjinë e gjuhës si fushë e shkencave shoqërore që trajton shoqërinë në raport me gjuhën. Pra, gjuha lidhet me socializimin në tri rrafshe themelore. Së pari është mjeti themelor i socializimit, së dyti, është socializimi për gjuhën, më ç’raste shfaqën varietete gjuhësore që pasqyrojnë grupe shoqërore dhe së treti, socializim lidhur me gjuhën në formën e dijeve për format dhe funksionet gjuhësore.
Sot në fushën e botimeve ndodhemi në epokën gjuhësore më të çoroditur, ku tekstet mësimore e shkencore hartohen me një shqipe të varfër dhe me përplot shkarje nga norma standarde dhe kur askush nuk skuqet dhe nuk jep llogari për këtë. Po t’u hidhet një vështrim qoftë dhe sipërfaqësor teksteve mësimore të shkollave dhe të universiteteve tona publike e private, kryesisht atyre të Prishtinës, të Shkupit, të Tetovës, por dhe atyre të Tiranës, do të mund të shihet se ato janë shkruar e botuar me shkarje jo të pakta gjuhësore: drejtshkrimore, gramatikore, sintaksore, stilistike, semantike, terminologjike etj. Në fushën e terminologjisë madje ka dhe emërtime të lëndëve gjuhësisht jokorrekte dhe nocione të tjera të sajuar ose si përkthime të gjymta nga sllavishtja e anglishtja, ose si formime substandarde.
Pages: 231 - 236