IDENTITETI FEMËROR DHE KONTRASTI KULTUROR NË PYGMALION DHE KATËRMBËDHJET VJEÇ DHËNDËR
Mirhat ALIU
Abstract
Identiteti femëror luan një rol të rëndësishëm në të gjitha dimensionet sociale, kulturore dhe komunikuese. Ky studim ofron një analizë krahasuese feministe të identitetit femëror në veprën Pygmalion të George Bernard Shaw dhe Katërmbëdhjet Vjeç Dhëndër të Andon Zako Çajupit, me një theks të veçantë në mënyrat se si gjinia dhe pushteti kryqëzohen për të formësuar rolet, autonominë dhe pozicionimin shoqëror të grave në Britaninë dhe Shqipërinë e fillimit të shekullit të 20-të. Studimi bazohet në ide të rëndësishme nga shkrimtarë të njohur Anglezë dhe studiues Shqiptarë, të cilët shqyrtojnë këto dy tekste që portretizojnë ide tradicionale në lidhje me gratë dhe tregojnë se ku i mbështesin ose i sfidojnë ato. Përmes një kontrasti kulturor, analiza shqyrton trajtimin e grave në këto shoqëri të dallueshme, duke zbuluar kontekste të përbashkëta patriarkale të sfiduara dhe socio-ideologjike divergjente.
Pygmalion shqyrton transformimin e Eliza Doolittle përmes gjuhës, arsimit dhe lëvizshmërisë së klasës, duke theksuar tensionet midis autonomisë femërore dhe autoritetit patriarkal. Anasjelltas, Katërmbëdhjet Vjeç Dhëndër ofron një kritikë satirike të patriarkatit Shqiptar përmes praktikës kulturore të martesës së fëmijëve, duke ekspozuar pasivitetin e imponuar ndaj grave në sistemin e ngurtë tradicional. Duke përdorur nje metodologji letrare krahasuese, studimi heton se si personazhet femra rezistojnë, negociojnë ose mbeten të kufizuara nga normat gjinore dhe strukturat e pushtetit të dominuara nga meshkujt. Studimi gjithashtu reflekton më tej se si këto portretizime rezonojnë ose ndryshojnë nga dinamikat bashkëkohore gjinore, duke ofruar një pasqyrë mbi rolin në zhvillimin të grave brenda konteksteve të tyre kulturore.
Duke lidhur një tekst kanonik perëndimor dhe një vepër Shqipe me rëndësi kulturore, hulumtimi kontribon në studimet feministe letrare krahasuese dhe studimet ndërkulturore gjinore, duke ofruar perspektiva universale dhe specifike për kontekstin mbi identitetin femëror nën patriarkat. Në fund të fundit, ai thellon kuptimin e ndërtimit dhe rëndësisë së grave brenda këtyre kornizave kulturore, duke eksploruar masën në të cilën gratë fitojnë liri për të menduar, folur dhe vepruar në mbrojtje të të drejtave të tyre.
Pages: 252 - 256