Vol. 13 | No. 25-26, 2026


KOMUNIKIMI NDËRLETRAR DHE NDËRKULTUROR

Mirlinda KRIFCA-BEQIRI

Abstract

Studimet kulturore, duke u mbështetur në pro¬dhimet kulturore dhe mënyrën e ndërtimit dhe funksionimit të identiteteve kulturore, për¬fshij¬në në vete edhe studimet letrare, meqë kultura e konsideron dhe shqyrton letërsinë si një praktikë të veçantë sho¬që¬rore. Letërsia shqipe, si çdo letërsi tjetër, ka nevojë për komunikim ndërletrar e ndër¬kulturor, por para së gjithash ka nevojë për komunikim brendakulturor, si mundësi e vetme për ta njohur më mirë veten dhe për ta prezentuar para të tjerëve. Ruajtja e frymës dhe sensit kombëtar bën që çdo letërsi ta ruajë zërin e saj të veçantë në komunikimin ndër¬letrar e ndërkulturor. Duke qenë pjesë aktive e pro¬cesit të krijimit të kuptimit në kulturë, letërsia ka mundësi që, nëpërmjet të veprave letrare, t`i ik stereotipizimit, duke luajtur rol të rëndësishëm në arritjen e qëllimeve etike dhe sociale dhe duke dëshmuar përparësitë e saj në krahasim me projekci¬onet e ofruara nga diskurset tjera. Letërsia shqipe luan rol shumë të rëndësishëm në proceset imazhologjike, meqë imazhi që ajo ofron mbi tjetrin dallon mjaft nga ai që europerëndimorët kanë krijuar rreth Ballkanit dhe për Ballkanin. Nё rrethana të globalizmit edhe letërsia si art, ashtu si edhe kultura në përgjithësi, fiton një konotacion të ri, në të cilin intekomunikimi kulturor është domosdoshmëri.

Pages: 257 - 261

DOI: https://doi.org/10.62792/ut.albanologjia.v13.i25-26.p3330