Vol. 13 | No. 25-26, 2026


FIGURA E GRUAS NË KRIJIMTARINË POETIKE TË DRITËRO AGOLLIT

Rovena VATA-MIKELI

Abstract

Dritëro Agolli ishte poet, prozator, publisict dhe politikan shqiptar. Krijimtaria e tij letrare është mjaft e pasur në gjini e lloje të ndryshme: poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash, etj., në të cilën kryesisht dominojnë ndjenjat e njeriut, traditat, patriotizmi, familja, etj. Një fokus të veçantë Agolli ia kushtoi edhe figurës së gruas, e cila sipas tij, nuk kishte zënë një vend meritor në letërsinë shqipe, pasi që trimëritë e burrave kishin mbuluar sakrificën e grave dhe nënave përgjatë rrugëtimit të vështirë historik. Figura e gruas në veprimtarinë poetike të Agollit personifikohej përmes nënës, motrës, vajzës, të dashurës, shoqes, mikes, mbesës, gjyshes, gruas dhe mbarë femrës shqiptare. Prandaj, qëllimi i këtij është që të shtjellohet perceptimi i Agollit ndaj personifikimeve të cekura më sipër. Metodologjia e përdorur në këtë hulumtim konsiston në kombinimin e metodave teorike dhe analitike, me përfshirjen herë pas here të metodës historike-kulturore interpretuese. Figura e femrës trajtohet në disa aspekte: social, kulturor, psikologjik, historik, etno-foklorik, poetik dhe estetik. Literatura e përdor përfshin krijimtari të botuara poetike dhe publicistike nga vetë Dritëro Agolli. Si rezultat mund të themi se për Agollin figura e gruas për të shërbente si muzë frymëzuese, duke përplotësuar estetikisht elementin e bukurisë, të mirësisë dhe të virtyteve më të larta shoqërore dhe njerëzore. Agolli gratë shqiptare i krahason me hyjnitë, duke veçuar tek ato dy cilësi kryeore: vullnetin dhe mençurinë.

Pages: 277 - 283

DOI: https://doi.org/10.62792/ut.albanologjia.v13.i25-26.p3334