Vol. 13 | No. 25-26, 2026


KUR FJALA NUK NDALET: STRUKTURA DHE KUPTIMI NË NJË TEKST PA SHENJA PIKËSIMI (ANALIZË KRITIKE E ROMANIT „TË LIRË DHE TË BURGOSUR“ TË RIDVAN DIBRËS)

Rrezarta DRAÇINI, Rezearta MURATI

Abstract

Ky punim trajton dekodifikimin e tekstit letrar në mungesë të plotë të shenjave të pikësimit, duke marrë si rast studimi romanin Të lirë dhe të burgosur të Ridvan Dibrës. Duke u vendosur në ndërthurjen e analizës letrare me psikolinguistikën dhe neurokognicionin, studimi synon të shqyrtojë se si ndërtohet kuptimi kur mungojnë sinjalet grafike që tradicionalisht orientojnë segmentimin sintaksor dhe semantik të ligjërimit. Në qendër të vëmendjes është lexuesi si përpunues aktiv i informacionit, i cili, përmes aktivizimit të kujtesës së punës, skemave njohëse dhe kompetencës sintaksore, rindërton koherencën e tekstit. Korniza teorike mbështetet në modelin e përpunimit interaktiv të leximit, ku proceset bottom-up dhe top-down bashkëveprojnë për të kompensuar mungesën e pikësimit, si dhe në teoritë e koherencës diskursive dhe të kujtesës së punës. Analiza tregon se, në këtë lloj diskursi, funksionet orientuese të pikësimit zëvendësohen nga struktura sintaksore e qëndrueshme, përdorimi i dendur i lidhëzave, përsëritjet ritmike, kundërvëniet semantike dhe organizimi i brendshëm i rrëfimit. Këto elemente krijojnë një “pikësim të brendshëm”, i cili e udhëheq lexuesin në ndërtimin gradual të kuptimit. Në përfundim, mungesa e pikësimit nuk paraqitet si mangësi strukturore, por si zgjedhje estetike dhe kognitive, që e zhvendos theksin nga segmentimi grafik drejt mekanizmave gjuhësorë dhe mendorë të përpunimit. Teksti shndërrohet kështu në një hapësirë bashkëveprimi mes autorit dhe lexuesit, ku kuptimi prodhohet si proces bashkëkrijues dhe dinamik.

Pages: 284 - 296

DOI: https://doi.org/10.62792/ut.albanologjia.v13.i25-26.p3335