MITI DHE DREJTËSIA NË KANUNIN E LEKË DUKAGJINIT DHE PROCESIN E KAFKËS
Shadan RAMADANI
Abstract
Ky punim trajton marrëdhënien ndërmjet mitit dhe drejtësisë duke krahasuar dy tekste, që përfaqësojnë tradita dhe forma të ndryshme të të drejtës. Kanuni i Lekë Dukagjinit, një kod tradicional shqiptar, dhe romani Procesi i Franz Kafkës, një përshkrim modern i burokracisë dhe padrejtësisë absurde. Analiza fokusohet në mënyrën se si të dy tekstet artikulojnë strukturat morale, normat shoqërore dhe perceptimin e individit mbi drejtësinë. Ky punim mbështetet mbi një analizë krahasuese sistematike të bazuar në perspektiva teorike dhe kulturore, duke vlerësuar ndikimin e konteksteve historike dhe shoqërore në formimin e këtyre strukturave.
Pjesa analitike shqyrton ngjashmëritë dhe dallimet midis drejtësisë tradicionale dhe asaj moderne, duke nxjerrë në pah rolin universal të mitit si një mekanizëm orientues të veprimeve dhe marrëdhënieve sociale. Studimi gjithashtu ofron reflektime mbi mënyrën se si traditat rajonale dhe literaturat moderne evropiane bashkëveprojnë për të formuar perceptime të ndryshme të drejtësisë dhe përgjegjësisë individuale. Rezultatet tregojnë se, pavarësisht ndryshimeve kulturore dhe historike, miti mbetet një komponent thelbësor për kuptimin dhe legjitimin e drejtësisë në çdo shoqëri.
Pages: 297 - 304