DITARËT E REXHEP QOSJES QIRINJ NDRIÇUES PËR KOMBIN SHQIPTAR
Shefat ADEMI
Abstract
Fillimet e sekullit XX, për shqiptarët e trevave që jetonin në ish- federatën jugosllave ishin fillime të një ndryshimi radikal të hartës gjeopolitike në Ballkan, që tashmë po ndodhte haptas sidomos e cila në sytë e botës dukej si një nocion i pamundur, por që rezultoi të jetë real ku kryefjalë mbetën vetëm shqiptarët dhe brengat e tyre. Historia na tregon se, ata që e përjetojnë atë, janë të lirë ta rishkruajnë saherë që të kenë nevoj, sepse ajo ka misionin e mësuesit në secilën kohë, rrethanë e vend. Pikërisht, i kësaj përmase që për të na treguar neve sesi shkruhen ditarët, me motive historike, politike, shoqërore në rretahana të kohëve të ndryshme para kombit shqiptar prof. Rexhep Qosja, solli qirinj që me leximin e tyre e kupton se puna dhe përkushtimi ndaj kombit shqiptar, me anë të mendjes e lapsit është detyrë e çdo intelektuali, në çfarëdo kohe, e rrethanë.
I përballur me kohën e shpresës së idhët, prof. Qosja solli këta qirinj(ditar) para neve lexuesve, për të na treguar rrugën e vështirë të një intelektuali që ishte e shtruar me gjemba, në vitet e ish-sistemit komunist i cili arriti ta shndërroj në një rrugë violente, ku askush nuk duheshte të trembej me prapshtitë e asaj kohe, sepse shqiptarët do të jenë fitimtarë nëse bashkohen në ide, e punë të përbashkët.
Pages: 305 - 308