DORA D’ISTRIA (ELENA GJIKA), NJË FIGURË E JASHTËZAKONSHME E DIALOGUT LETRAR DHE KULTUROR SHQIPTARO-EUROPIAN
Teuta ARIFI
Abstract
Letërsia dhe mendimi intelektual i Rilindjes Kombëtare Shqiptare zhvillohet në një konvergjencë ideore me letërsitë dhe gjuhët europiane dhe kjo si rezultat i hapësirës së gjerë territoriale brenda të cilës zhvillohet letërsia e romantizmit shqiptar. Duke pasur një shtrirje gjeografike në tri kontinente, letërsia e Rilindjes krijon raporte të afërta me kulturat me të cilat ndërkomunikon, duke ndërtuar kështu një koncept kombëtar i cili nuk është përjashtues ndaj kulturave tjera, por përkundrazi një fenomen specifik i cili mund të emërtohet si nacionalizëm kosmopolit. Personaliteti i Dora D’Istrias si një figurë kosmopolite, nga një familje me origjinë shqiptare nga Parga, e cila jeton në Bukuresht, zgjeron njohuritë në Berlin e Vienë dhe në vitet e fundit të jetës së saj në Firence e shohim në komunikim intensiv me lëvizjen arbëreshe, është personifikim i këtij dialogu mes kulturës shqiptare dhe asaj europiane. Objekt interesimi i këtij punimi është vepra e saj Kombësia shqiptare sipas këngëve popullore, një vështrim shumëdimensional mbi procesin e ndërtimit të kombit dhe miteve të cilat karakterizojnë këtë proces kompleks të shekullit 19të.
Pages: 309 - 322