Vol. 13 | No. 25-26, 2026


ZEF SKIRO DI MAXHO NDËRMJET GJUHËS, LETËRSISË DHE TEATRIT: NJË ZË I KULTURËS ARBËRESHE NGA TRADITA DREJT BASHKËKOHËSISË

Vilma PROKO, Elvi PROKO

Abstract

Figura shumëdimensionale e Zef Skiro Di Maxhos (Giuseppe Schirò Di Maggio) përfaqëson një ndër zërat më të rëndësishëm të kulturës arbëreshe bashkëkohore. Kjo kumtesë synon të analizojë profilin e tij krijues ndërmjet tri fushave kryesore: gjuhës, letërsisë dhe teatrit, duke nxjerrë në pah mënyrën sesi ai ndërthur trashëgiminë kulturore të arbëreshëve me ndjeshmëritë estetike dhe temat e epokës moderne. Përmes një vepre të gjerë poetike, dramatike, përkthimore e publicistike, Di Maxho ka kontribuar në gjallërimin e gjuhës arbëreshe, në ruajtjen e identitetit kulturor dhe në afirmimin e një letërsie që komunikon njëkohësisht me rrënjën dhe me bashkëkohësinë. Krijimtaria e tij përfaqëson një model të dialogut ndërkulturor, ku gjuha dhe arti bëhen mjet për mbijetesë, vetëdije dhe komunikim të gjallë me botën.

Pages: 323 - 329

DOI: https://doi.org/10.62792/ut.albanologjia.v13.i25-26.p3339