Vol. 13 | No. 25-26, 2026


HAPJA E SHQIPËS SË SHKRUAR NË HULLINË E LITERATURËS EUROPIANE

Xhevat LLOSHI

Abstract

Libri i parë shqip i Gjon Buzukut (1555) pa dyshim bën pjesë në literaturën fetare dhe jo në letërsinë artistike. Ndërkaq, tekstet e vetë letërsisë artistike nuk mund të përftohen befas, pa pasur një traditë të gjatë të shkruar dhe këtu si nocion qendror del teksti. Zakonisht flitet për gjini dhe lloje letrare, ndërsa nga një kënd më i ngushtë shikimi është puna për tipa tekstesh. Gjuha e arrin funksionin e saj kryesor, komunikues, jo nëpërmjet fjalësh e fjalish; këta janë terma të metagjuhës, por nëpërmjet thënieve ose teksteve të plota, që përcjellin informacionin, kuptimin e dëshiruar. Edhe folklori mund të thuhet se formohet si fushë më vete atëherë kur arrin të ndërtojë thënie të plota (fjalë të urta, gjëza, lojëra fjalësh) dhe tekste të plota (mite, legjenda, përralla, fabula, vargje e këngë, inskenime). Lëvrimi i një gjuhe letrare bëhet në tekste, rrjedhimisht, hap pas hapi janë përpunuar edhe modelet e teksteve, edhe burimet, mënyrat e mjetet tekstformuese të shqipes.

Pages: 330 - 336

DOI: https://doi.org/10.62792/ut.albanologjia.v13.i25-26.p3340