Vol. 13 | No. 25-26, 2026


ROLI I MËSIMIT TË GJUHËVE TË HUAJA, POSAÇËRISHT I GJERMANISHTES NË SHKOLLAT E MESME TË LARTA NË VUSHTRRI

Zana PLLANA, Albulena PLLANA-BREZNICA

Abstract

Mësimi dhe përdorimi i gjuhëve botërore, si i anglishtes, i gjermanishtes edhe frëngjishtes janë nevojë e kohës, si për komunikim ashtu edhe për shfrytëzim të literaturës profesionale e shkencore dhe për punësim. Në këtë punim do të prezantojmë gjuhët e huaja të cilat mësohen në shkollat e mesme të larta në Vushtrri. Në gjimnaz mësohen gjuha e angleze dhe frënge, kurse në shkollat profesionale gjuhët angleze, gjermane dhe frënge. Sidomos në dekadën e fundit në planprogramet e shkollave të mesme të larta është futur edhe mësimi i gjermanishtes dhe është rritur interesimi i nxënëse për mësimin e saj, sidomos në drejtimet teknike. Për të fituar një pasqyrë sa më të saktë për mësimin e gjuhëve të huaja, e posaçërisht i gjermanishtes në shkollën e mesme teknike “Lutfi Musiqi” në Vushtrri, kemi bërë një pyetësor për nxënësit e klasave të njëmbëdhjeta e dymbëdhjeta, ku mësohet gjermanishtja, rezultatet e të cilit do t’i parashtrojmë në punim.

Pages: 337 - 352

DOI: https://doi.org/10.62792/ut.albanologjia.v13.i25-26.p3341