HISTORIA E SHQIPTARËVE NË MAQEDONI NË BOTIMIN „HISTORIA E SHQIPTARËVE GJATË SHEKULLIT XX“
Zejni MAZLLAMI
Abstract
Ne kemi nevojë për rileximin e historisë dhe jo për rishkrimin e saj. Histori shkrimi është një ligjërim i lidhur thellësisht me politikën. Gjatë viteve 2022 dhe 2023 doli nga botimi „Historia e shqiptarëve gjatë shekullit XX“ një projekt i realizuar nga Instituti i Historisë i Republikës së Shqipërisë. Autorë janë historianë të njohur shqiptarë, redaktues shkencor është Beqir Meta, kurse drejtues i projektit Muharrem Dezhgiu. „Historia e shqiptarëve gjatë shekullit XX“ është ndarë në 5 vëllime të ndarë sipas kronologjisë dhe të shtrirë në 3000 faqe. Kur shfleton një punë kaq vëllimore të përgatitur nga një ekip akademikësh natyrisht se pritjet janë të larta. Ky botim ka një mangësi të dukshme, ndoshta jo të qëllimshme: pasqyrimin e historisë së shqiptarëve në Maqedoni e Veriut në vetëm 4% apo më pak se 100 faqe. Një projekt shkencor që ka për synim shkrimin e historisë kombëtare gjatë hartimit duhej që të ofronte më shumë hapësirë për të pasqyruar ngjarje dhe për të përmendur personalitete nga historia e shqiptarëve në Maqedoni e Veriut që janë pjesë e pandashme e popullit shqiptar.
Pages: 353 - 355