Vol. 13 | No. 25-26, 2026


LEKSIKU DIALEKTOR, MUNDËSI PËR PASURIMIN E SHQIPES STANDARDE

Abdurrahim MAXHUNI

Abstract

Gjuha e ruajtur në gojën e popullit është pasuri e çdo populli. Aty më së miri jeton mendësia, aty më së miri ruhen kultura e tradita e një populli. Dialektet kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë burim kryesor i pasurimi të gjuhës standarde. Duke e parë rëndësinë e dialekteve, gjuhëtarët historikisht janë kujdesur të mbledhin fjalë e shprehje dialektore, për t’i ruajtur nga zhdukja dhe për të shërbyer si mundësi për pasurimin e gjuhës standarde. Përveç mbledhjes së materialit leksikor, janë bërë studime dialektore pothuajse për pjesën më të madhe të të folmeve të të dy dialekteve të shqipes, janë botuar monografi e fjalorë dialektorë, janë mbajtur konferenca e janë botuar akte të konferencave. Instituti Albanologjik, në Prishtinë, me rastin e themelimit të revistës së saj “Gjuha shqipe”, më 1982, në mesin e rubrikave të saj, rëndësi të veçantë i ka kushtuar leksikut dialektor. Si rezultat i kësaj, në faqet e kësaj reviste janë botuar 74 njësi bibliografike, duke përfshirë qindra fjalë e shprehje dialektore, të cilat mund të shfrytëzohen për pasurimin e Fjalorit shpjegues të shqipes. Në këtë kumtesë, do të shpërfaqim pjesë nga pasuria dialektore që është botuar në këtë revistë.

Pages: 356 - 361

DOI: https://doi.org/10.62792/ut.albanologjia.v13.i25-26.p3343