Vol. 13 | No. 25-26, 2026


PERSONAZHI I FATOS KONGOLIT, RRËFIMTAR DHE BARTËS VEPRIMI

Adelina XHAFERI, Egzon XHAFERI, Esmije VESELI

Abstract

Fatos Kongoli është njëri ndër shkrimtarët më të njohur të periudhës bashkëkohore të letërsisë shqipe. Njëri ndër shkrimtarët më të njohur jashtë kufijve dhe hapësirave të Shqipërisë, kësaj toke së cilës i kushtohen të gjitha veprat letrare të autorëve shqiptarë (dhe jo vetëm). I njohur për formën e veçantë të rrëfimit letrar; për shtjellimin dhe shfaqjen e tematikave të ndryshme letrare; për përfshirjen e elementeve të ndryshme e të huaja në rrëfim; për tjetërsimin dhe gdhendjen e “personazhit të sëmurë” dhe “të humbur” në një ambient të ngushtë dhe të errët shqiptar; për përshkrimin e ambientit të errët, të ftohtë, të egër, të dhunshëm, të çrregullt, të frikshëm dhe të harruar shqiptar, si dhe për shumë elemente dhe veçanti të vetat, ky shkrimtar arriti që ta krijonte një letërsi tijën dhe me të ta përfaqësonte letërsinë shqipe, letërsinë kombëtare në kornizat e të ashtuquajturës letërsi e huaj (nëpërmjet përkthimit letrar). Veprat e tij në prozë janë mjaft të njohura dhe të mbushura me elemente të bukura bashkëkohore, të cilat paraqiten nëpërmjet rrëfimit dhe veprimit të personazheve. Prandaj në këtë studim letrar duke e përdorur metodën e deduksionit, si dhe metodën e analizës letrare do të paraqiten disa prej personazheve të veprave të tij të ndryshme, duke u vënë në rolin e rrëfimtarit dhe në rolin e bartësit të veprimit.

Pages: 362 - 371

DOI: https://doi.org/10.62792/ut.albanologjia.v13.i25-26.p3344