KCIMI I TROPOJËS - NJË HISTORI SUKSESI DHE VLERË E RUAJTUR NGA UNESCO
Rovena VATA-MIKELI
Abstract
Kcimi i Tropojës që prej dhjetorit të vitit 2024 është pjesë e familjes së madhe botërore, si pasuri jo materiale nën mbrojtjen e UNESCO-S. Kcimi i Tropojës lidhet drejtpërdrejtë me vlerën shpirtërore të banorëve tropojanë dhe me mjedisin bjeshkatar ku jeton ky komunitet, ku një rol të veçantë luan lidhja krahinore, pasi ky element nga një përhapje dhe një pëlqim nga masa e gjerë e shoqërisë, ku ka ndikuar dhe në lidhjen ndërkrahinore të kombit, duke u përdorur në gëzimet familjare, gjithnjë e emërtuar si: “Kcimi i Tropojës”.
Origjina e “Kcimit të Tropojës” vjen nga lashtësia. Vërtetësi shkencore është shoqërimi me element paramuzikor. Lashtësia e origjinës së “Kcimit të Tropojës, mund të vërtetohet edhe nga shoqërimi ritmiko-muzikor, siç janë: ritmet gur mbi gur, guri mbi dërrasë bredhi, përplasjet e dy lugëve të druve etj. Këto elemnetë janë paramuzikor, ku në ndihmë të tyre më vonë janë futur: lahuta, fyelli dhe shumë më vonë çiftelia.
Struktura e “Kcimit të Tropojës” është e veçantë, dallohet për formacionin e shpërndarë solostik-vetjak në mënyrën e interpretimit, nuk ka kapje dorë për dore, as krah për krah, as gisht për gisht. “Kcimi i Tropojës” kcehet në mënyrën e një çorganizimi të organizuar. Mënyra e të kryerit nuk ka kahje nga e majtja në të djathtë apo anasjelltas, por kcehet vertikalisht mbi tokë, me tendencë shkëputje nga toka drejt lartësive.
Përmes promovimit të “Kcimit të Tropojës” synohet identifikimi dhe dritësimi i pjesëve të saj, ku përfshihen elementet autoktone-autentike, në ruajtjen dhe përcjelljen e etniteteve të rëndësishme, si gjuhën (komunikimin), traditat, ritet, zakonet si pjesë të identitetit kombëtar.
Pages: 414 - 421