BREZI PREMTUES I KRIJUESËVE TË RINJ NË LUGINË TË PRESHEVËS
Shefat ADEMI
Abstract
Kujtesa historike për të punuar për të ardhmen e një populli, mbetet binom qëndrese për të nxjerrë vlera estetike për të mirën e një vendi. Duke treguar se letërsia shqipe e krijuar në të gjitha trevat ku flitet e shkruhet shqip, zgjoi kurreshtjen e krijuesve të rinj, që ajo frymë të vendoset edhe në një pjesë ku themelet e gjuhës shqipe ishin vendosur kur ishte krijuar toka me qiellin, dhe që vazhdon akoma ta mbajë gjenezën kombëtare e që është Lugina e Preshevës, e cila në vete nxorri shumë intelektualë, shkrimtarë, poetë që sot përmenden me krenarinë më të madhe sidomos në fushën letrare. Karvanin e paraardhësve e vazhduan krijuesit e rinj, dhe që tani kanë arritur që letërsinë shqipe gjegjësisht poezinë ta ngrejnë në masë jashtzakonisht të çmuar dhe duke ia dhënë vendin dhe nderin aty ku e meriton. Poetët e rinjë që dolën në skenën letrare sollën një novatorizëm tjetër, duke trajtuar tema të ndryshme që lidhen me aktualitetin dhe përditshmërinë që shqiptarët e kësaj treve e jetojnë çdo ditë. Ata sollëm ndjenjën e të qenurit individë të lirë dhe shërimin shpirtëror përmes artit letrar, që me veprat e tyre, treguan dashurinë e pashoqe për popullin e kësaj treve, e veçanërisht për letërsinë shqipe.
Pages: 422 - 427