REVISTA “GJUHA SHQIPE” NË 50-VJETORIN E KONGRESIT TË DREJTSHKRIMIT
Abdurrahim MAXHUNI
Abstract
Revista “Gjuha shqipe”, organi i Instituti Albanologjik në Prishtinë, këtë vit shënoi 40-vjetorin e themelimit të saj. Instituti Albanologjik, në kuadër të aktivitetit të tij të përvitshëm “Java e albanologjisë” temë bosht në sesionin e gjuhësisë e kishte Revista “Gjuha shqipe” – tribunë e rëndësishme për shqipen standarde dhe kulturën gjuhësore. Në këtë konferencë referuan plotë 30 studiues nga treva të ndryshme shqiptare, të cilët e vunë në pah rëndësinë e kësaj reviste dhe përpjekjen e saj për ruajtjen e fjalës shqipe. Për gjatë këtyre viteve, revista ishte një derë e hapur për trajtimin e problemeve të ndryshme gjuhësore, ishte një tribunë e rëndësishme për kulturën e gjuhës. Në këtë kumtesë do të ndalemi tek disa nga problemet e trajtuar në këtë revistë, për të parë një reflektim nga ajo që është trajtuar dhe problemeve aktuale të kulturës së gjuhës.
Pages:
14 - 18