Vol. 10 | No. 19-20, 2023


SFIDA E GRUAS: MUZA AUTORE

Ag APOLLONI

Abstract

Në këtë artikull trajtohet sfida e gruas si diskurs poetik i dy poeteve shqiptare: Flutura Açka nga Shqipëria dhe Donika Dabishevci nga Kosova. Fokusi te poetja e parë bie mbi diskursin figurativ që trajton lirinë personale, ndërsa te poetja tjetër kemi artikulimin provokativ e parrhesist si thyerje e tabuve. Në letërsinë shqipe, femra ka qenë kryesisht muzë. Autor ka qenë mashkulli. Mirëpo, gjërat kanë ndryshuar. Ajo që për një kohë të gjatë vetëm i ka frymëzuar poetët, pra ka qenë objekt frymëzues, tashmë është kthyer në subjekt të fuqishëm krijues. Këto dy poete që trajtohen në këtë artikull, të ndryshme në diskurset e tyre, kanë të përbashkët diskursin sfidues, nëpërmjet të cilit lexuesit shqiptar i bëjnë një ofertë origjinale, provokuese dhe sfiduese.

Pages: 42 - 49