Vol. 10 | No. 19-20, 2023


ARSIMI NË TETOVË E RRETHINË PAS LUFTËS SË DYTË BOTËRORE

Agron SALIHI

Abstract

Arsimi në Tetovë, pas Luftës së Dytë Botërore, gjegjësisht në periudhën 1944 – 1959, u shoqërua me shumë vështirësi, pasi mungonte kuadri i kualifikuar për mësimdhënie dhe kishte probleme me hapësirat e inventarin shkollor. Në këtë qark kohor shkalla e analfabetizmit ishte skajshmërisht e lartë. Për këtë qëllim u organizuan kurse të shpejta për mësuesi. Pati raste kur si mësimdhënës angazhoheshin persona me maturë të ulët, me ndonjë klasë të mbaruar në gjimnaz ose në ndonjë shkollë tjetër të mesme apo medrese, madje kishte mësues me vetëm katër klasë të shkollës fillore. Pas Luftës së Dytë Botërore u ndërmorën u sollën vendime dhe u ndërmorën nisma për përmirësimin e gjendjes, veçanërisht në arsimin fillor. U ndërtuan disa shkolla ku mësimi organizohej në gjuhën shqipe. Në këtë punim i kemi përshkruar në kronologji vendimet, nismat dhe zhvillimet arsimore në Tetovë e rrethinë përgjatë qarkut kohor të sipërpërmendur.

Pages: 50 - 53