URDHRI FRANÇESKAN, MODEL KULTUROR, LETRAR DHE ARSIMOR
Alma DEMA
Abstract
Punimi Urdhri françeskan, model kulturor, letrar dhe arsimor, kërkon të nxjerrë në pah, kontributin e veçantë të këtij urdhri në përpunimin, lëvrimin dhe evidentimin e tipareve dhe karakteristikave autoktone shqiptare. Kjo mënyrë të të vështruari mbron idenë se pavarësisht se niveli i studimit antropologjik si dije akademike, nuk ishte në të njëjtën linjë me atë botërore, lënda e parë, ka ekzistuar dhe është nxjerrë në pah nga figurat aktive historike, politike, kulturore, letrare, gjuhësore a artistike. Ndër ta ishin edhe etërit françeskanë, praktikantë të urdhrit me të njëjtin emër, të cilët çështjen e Shqipërisë, marrëdhënia e saj si traditë, zakon, mendësi i ka shërbyer për të njohur më mirë vetveten, por edhe për t’ia prezantuar botës mbarë.
Si i tillë, punimi mbështetet mbi punën, gjykimin dhe përpjekjet për kodifikim të vlerave kulturore, letrare e arsimore ashtu si edhe etnologjike e antropologjike të: Fishtës, Konicës, Palajt, Kurtit, Pllumit, Harapit etj.
Metoda përshkruese, hulumtuese, me fokus të ngushtë dhe etnografike, na ka dhënë dorë të lirë për të konceptuar lëndën bazë dhe për të hedhur piketa për konfrontime dhe krahasime të mëtejshme në një areal më të gjerë ballkanik e evropian.
Etërit françeskanë për t’ia arritur qëllimit të tyre, i cili nisej nga shpirti i tyre i sakrificës, ngrehën një infrastrukturë profesionale e cila niste me përdorimin e gjuhës shqipe, botimin e teksteve skolastike dhe jo vetëm, ambienteve funksionale, punë e përkushtim e shtrirë thuajse në çdo cep të Shqipërisë Veriore.
Pages:
68 - 77