Vol. 10 | No. 19-20, 2023


CHARACTERISTICS OF VISUALIZATION IN LITERACY: MEANING AND IMPORTANCE

Arbresha ZENKI-DALIPI

Abstract

Tendenca për t'iu përgjigjur sa më shumë kërkesave të vazhdueshme dhe të ndryshueshme në arsim, ka bërë që nocioni i vizualizimit të haset çdo ditë e më shumë në teorinë dhe praktikën pedagogjike, kuptime që theksojnë aplikimin e të njëjtës si strategji në të kuptuarit dhe vlerësimin. Një imazh, përkatësisht zotërimi i vizualizimit mund të ofrojë kuptim të thellë, të bëjë që një ide ose proces të ketë papritmas kuptim dhe të çojë në rrugën drejt kuptimit përfundimtar të një pjese të komplikuar të shkencës. Informacioni në libra paraqitet kryesisht si verbal, njohuri që nxënësit i riprodhojnë si shënime ose figura. Shndërrimi i kuptimit të këtyre kodeve në njohuri ndodh për shkak të aftësisë për të lidhur lidhjet referenciale midis sistemeve verbale dhe vizuale. Vlerat e objekteve jogjuhësore pasqyrojnë kryesisht lehtësinë e përcaktimit të fjalëve dhe theksimin e marrëdhënies hierarkike në modelet e rrjetit të shoqërimit dhe kuptimit. Punimi, përpara se të elaboron shkallën e vënies së vizuelizimit në procesin e shkrim-leximit fillestar, do të bëj përshkrimin e aspekteve kyçe të vizualizimit. Kuptimi dhe rëndësia e kësaj strategjie do të qartësohen dhe konkretizohen përmes shembujve nga praktika pedagogjike. Përpos theksit i cili do të vihet në procesin e leximit, do të theksohet edhe mundësia e vlerësimit të të kuptuarit e të lexuar përmes strategjisë së vizuelizimit.

Pages: 78 - 82