DUKURIA E SENTIMENTALIZMIT NË PROZËN SHQIPE TË VITEVE 30-TË
Artesa OSMANAJ – MAVRAJ
Abstract
Tema “Dukuria e sentimentalizmit në prozën shqipe të viteve 30-të “ vjen si propozim për Seminarin Ndërkombëtar t/ Albanologjisë, me synim për të vendosur në qendër vlerat e prozës me orientim stilistik sentimental duke pasur parasysh historinë e kësaj proze, pamjen përsëafërmi të autorëve dhe veprave përfaqësuese dhe prirjeve stilistike. U vendosë për prozën sentimentaliste shqipe sepse në Historinë e Letërsisë Shqipe ajo zë pa dyshim një vend të rëndësishëm dhe me disa përjashtime , nuk ka pasur vëmendje të madhe sa duhet prej studiuesve. Konkretisht për shqyrtim në mënyrë përgjithësuese do të evidentohet dukuria e sentimentlizmit në proëzn shqipe dhe prijatarët e prozës sentimentale shqipe bashkë me veprat e tyre. .
Kërkimi është i thellë , por qëllimi është që përmes këtij studimi të nxitet dëshira për të hetuar, interpretuar dhe kapur segmentet më eminente karakterstike të shfaqjes sentimentaliste në letërsi , të cilat arrijnë të ravizojnë nëpër vepra , momente , karaktere të ndryshme të jetës, kohës në fjalë. E tërë këtë do të bëjmë përpjekje ta realizojmë falë ndihmës së literaturës, kërkimit dhe materialeve jo të pakta që i referohen kësaj periudhe , duke përdorur si metodologji të kërkimit shkencor metodën krahasimtare (hulumtuese), historike, empirike .
Pages:
87 - 91