Vol. 10 | No. 19-20, 2023


NEGLIGENT OF THE ALBANIAN LANGUAGE BY ALBANIANS

Asllan HAMITI

Abstract

Shpërfillja e shqipes është vetëm njëri nga problemet e shumta serioze të shoqërisë shqiptare. Qëndrimin mospërfillës të shqiptarëve ndaj shqipes, nivelin e ulët të kulturës së gjuhës e kanë shprehur shumë rilindës tanë, madje edhe gjuhëtarë, shkrimtarë e intelektualë të tjerë të sotëm. Shqipja po shpërfillet nga familjet e nga institucionet shtetërore në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut e gjithkund te shqiptarët. Ajo dita ditës po e humb statusin e gjuhës amtare (gjuhës së parë) jo vetëm te shqiptarët e mërgatës, por edhe te shqiptarët që jetojnë në Ballkan. Në këtë kumtesë kemi shprehur shqetësimin tonë, besoj edhe shqetësimin e shumë të tjerëve, për qëndrimin mospërfillës të shoqërisë shqiptare ndaj gjuhës shqipe si dhe keqpërdorimin e saj, me përpjekje që të japim disa aktivitete që duhet ndërmarrë për të përmirësuar këtë gjendje të pamirë.

Pages: 92 - 99