LEKSIKU DHE TEMATIKAT E PËRDITSHME TË VAJZAVE TË REJA TË NDIKUARA NGA GLOBALIZMI
Edona JAHIU
Abstract
Ky punim paraqet pasqyrë të leksikut të vajzave adoleshente dhe tipareve të tij, saktësisht do të shihen emrat, mbiemrat dhe foljet, duke dhënë shembuj dhe interpretime të efekteve që emetojnë fjalë të huaja, dhe disa të tjera që janë të pazakonshme në “gjuhën e vajzave” që njihet si “viktimizuese”, e pabarabartë me gjininë tjetër. Do të vihet theksi te tematikat për të cilat flitet në këto komunikime spontane, e që vërehet ndikim i globalizmit apo i kontaktit me ngjarjet me renome botërore që janë të qasshme falë transmetimit dhe përhapjes së shpejtë të informatave nga secili cep i botës. Në këtë moshë, fjalori mendor i përditshëm i tyre pasurohet vrullshëm qoftë me fjalë shqipe që s’i kanë përdorur më parë: thashetheme, zyrë etj,, të huaja, si pasojë e globalizmit: my love, dear, okay, like, merci. (sidomos të anglishtes, për shkak të trysnisë në rrjete sociale dhe si një “lingua franca”), madje të krijuara prej tyre për nevoja të një “leksiku të fshehtë”. Janë incizuar 33 biseda të rastësishme të vajzave 17-18-vjeçare nga Prishtina dhe janë nxjerrë fjalët që janë nevojitur për studim. Të dhënat tregojnë se vajzat kanë përparuar në pasurim të leksikut edhe me fjalë që njihen si “tipike të djemve” si të sharat (edhe në anglishte), megjithatë më ‘të lehta’ se të gjinisë tjetër, emrat: idiot, budalla, ose mbiemrat me ngjyrim keqësues si: i tmerrshëm, katastrofal. Kjo, nisur nga mendimi konvencional se janë të paguximshme për t’u shprehur. Kompetenca leksikore e respondenteve e dëshmon të kundërtën. Tematikat e bisedave ndërlidhen me personazhet e njohura, larmishmëri lajmesh të absorbuara nga rrjetet sociale e platforma me shtrirje globale. Ky materializim i përbashkimit të informacionit mbarëbotëror te secili individ flet për konvergjencën globale në rrafsh të mundësisë së interaksionit me njerëz për të njëjtat tema e me të njëjtën shkallë njohurie.
Pages:
111 - 123