Vol. 10 | No. 19-20, 2023


E QESHURA QË ÇARMATOSI PERËNDITË

Fatmir SULEJMANI

Abstract

Kumtesa me titullin E qeshura që çarmatosi perënditë mëton të hedhë dritë mbi: vlerat estetike të romanit Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo të Dritëro Agollit - njërës prej veprave më të lexuara dhe më disidente të kohës së realizmit socialist, jo vëtëm në Shqipërinë komuniste por edhe në gjithe bllokun komunist evropian; kohën dhe rrethanat në të cilat u botua, në kushtet e një shoqërie rreptësisht të kontrolluar; heronjtë dhe dukuritë atipike të veprës; mënyrën e sfidimit të rregullave dhe kornizave të ngushta zhdanoviste dhe pritjen e romanit nga lexuesit shqiptarë dhe të huaj.

Pages: 145 - 150