POLITIKA DHE AUDIENCA NË MJEDISIN E RI TË MEDIAVE HIBRIDE, NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT
Faton MURSELI, Behar MJEKIQI
Abstract
Shumë shpesh gjatë analizës së audiencës mediatike dhe publikut masiv, partitë politike analizojnë çështjen se cilat janë karakteristikat e mjedisit të ri mediatik hibrid dhe sa i ri është ambienti modern i mediave, për ta përshtatur atë me zhvillimet e sotme. Zhvillimi i mjedisit mediatik hibrid në dekadat e fundit është shënuar nga një numër në rritje i kanaleve televizive (tokësore, kabllovike, satelitore, digjitale), duke rritur disponueshmërinë e Internetit, zhvillimin nga Web 1.0 në Web 2.0, shfaqja e telefonave inteligjentë dhe pajisjeve të tjera dhe popullariteti në rritje i mediave sociale.
Televizioni është shndërruar në një media hibride që nga fundi i viteve 80-ta për shkak të një numri në rritje të kanaleve televizive, duke përfshirë kanalet televizive kabllovike dhe satelitore, që i kanë lejuar audiencës një zgjedhje më të madhe të përmbajtjes mediatike dhe ndikim shumëdimensional hibrid mbi të (audiencën). Televizioni mbetet mediumi më i rëndësishëm masiv, por ajo që ka ndryshuar është shtimi i një numri shumë më të madh të kanaleve për audiencë të specializuar dhe unike që ka rritur diferencimin kulturorë (Castells, 2009, f. 60).
Pages:
151 - 158