KULTURA LETRARE BASHKËKOHORE DHE GLOBALIZMI
Isak SHEMA
Abstract
Në këtë studim trajtohen çështje të zhvillimit të kulturës dhe të globalizmit kulturor. Spikaten veçoritë kryesore të karakterit kombëtar të letërsisë bashkëkohore shqiptare, të artit letrar, të kulturës letrare përgjithësisht dhe ato të vlerave kulturore universale në kuadër të mondializmit ( mondialisation). Ndriçohen aspekte të temës Kultura dhe globalizmi, të identitetit të kulturës kombëtare , të gërshetuara me ato të globalizmit kulturor, që po zgjerohen dhe forcohen furishëm në marrëdhëniet kulturore të jetës bashkëkohore. Duke studiuar problemet e kulturës gjuhësore dhe të kulturës letrare në të kaluarën, por edhe këto në kohën e sotme, arrihet të paraqiten rrjedhat kryesore të zhvillimit të edukimit kulturor dhe artistik, evoluimet, synimet, tendencat aktuale dhe orientimet për zhvillimet e ardhshme kulturore dhe artistike.
Pages:
246 - 252