Vol. 10 | No. 19-20, 2023


LETËRSIA DHE ARTI

Leonita PARALLANGAJ

Abstract

Në botën e zhvillimit të teknologjisë, sundimi i njeriut mbi njeriun sa vjen e zgjerohet dhe bëhet më i efektshëm në pikën më kulminante të qytetërimit. Në qendër të këtij punimi është vepra e George Orwell, “1984”, të cilën e kemi vështruar në mënyrë komparativiste me veprën e Herbert Marcuses,“Njeriu njëdimensional”.Vëmendja jonë u përqendrua në realizimin e disa objektivave si, theksi i veçantë që Orwell i ka vënë përparimit teknologjik dhe degradimit shpirtëror, humbjes së zotërimit të aftësisë për të menduar, skllavërimit të vullnetshëm, lirisë së individit. Nga ana tjetër do të dalin në pah dhe do të theksohen ngjashmëri me veprën e Marcuses, ku do të ndalemi te parimet e gjuhës së re dhe te uniformizimi i stilit, punës dhe njeriut te të dy këta autorë. Punimi është realizuar duke përdorur metodën semiotike, analizën tekstore, metodën historike dhe metodën komparativiste për të nxjerrur në pah analogjitë dhe tiparet e veçanta të autorëve në fjalë. Të gjitha këto metoda, na kanë çuar në përfundime sa përgjithësuese aq edhe specifike për punimin tonë. Për realizimin e punimit është shfrytëzuar literaturë e ndryshme, ekzistenca e burimeve të mundshme të informacionit është vjelë në terrenin shqiptar dhe në atë të huaj, po kështu, janë shfrytëzuar artikujt teorik, shkrime dhe studime, të cilat na kanë shërbyer si model orientues për punën tonë.

Pages: 309 - 313