Vol. 10 | No. 19-20, 2023


KRYQËZIMET LETRARE NË VEPRËN HASTA LA VISTA

Meral SHABANI VESELI, Besarta RAMADANI

Abstract

Bazuar në teorinë e intertekstualitetit që nënkupton se asnjë tekst nuk mund të shihet ndaras nga konteksti i tij, apo teksti nga i cili e ka fillin e krijimit, ashtu edhe në letërsi është një koncept që përdoret për të përshkruar teknikat dhe strategjitë që shkrimtarët përdorin për të reflektuar mbi veten e tyre në veprat e tyre letrare, por edhe për të krijuar kryqëzime letrare mes teksteve. Kjo mund të përfshijë shprehjen e emocioneve personale, reflektimin mbi eksperiencat e tyre personale dhe shfaqjen e mendimeve dhe ideve të tyre mbi letërsinë dhe botën në përgjithësi. Kjo shkakton përzierjen e realitetit me fiksimin e qëndrimit subjektiv të shkrimtarit dhe pastaj i lë lexuesit të formojë vetë marrëdhënien me tekstin dhe interpretimin e tij. Në punim do të gjinden elemente te kryqëzimeve letrare mes autorëve Petro Markos dhe Ernest Heminguejit duke vënë në dukje pikëtakimet e veprave, personazheve dhe vetë jetën e autorëve. Metodologjia që do të përdoret do të jetë ajo analizës, krahasimit duke dhënë rezultatet e kërkimit teorik.

Pages: 335 - 343