POLITIKA SERBE NDAJ SHQIPËTARVE NË FILLIM ZË SHEKULLIT XX SIPAS DOKUMENTAVE SERBE 1912 1941
Muzafer BISLIMI
Abstract
Politika serbe ndaj shqiptareve duke filluar nga Naçërtanja e Garashaninit, e shekullit XIX dhe këto dokumenta që do paraqiten më poshtë, dëshmojnë shumë qartë se politika serbe ka patur një vazhdimësi kundër shqiptarëve edhe atë në disa drejtime.
Pjesa e parë, ka qenë hartimi i strategjive dhe elaborateve famëkeqe kundër shqiptarëve për zgjerim të teritoreve të shtetit të vogël serb por me apetite të mëdha dhe gjithë kjo, në pjesën më të madhe në dëm të trojeve etnike shqiptare.
Këtë më poshtë do ta ilustrojmë dhe faktografojmë me dokumente origjinale të tyre, të sajuara në kuzhinat e tyre antishqiptare. Do shohim si Serbija pregadiste terenin për okupim të trojeve shqiptare, ku do analizojmë dy dokumente nga viti 1912, pastaj një Udhëzim-Direktivë prej 17 faqeve për strategjinë e veprimit të organeve të pushtetit serb ndaj shqiptarëve të vitit 1924 dhe në fund një dëshmi për shpërnguljen masive të shqiptarëve nën trysninë e pushtetit serb drejt Turqisë, në vitet 1927, 1928 dhe 1929.
Dokumenti i parë është i vitit 1912, i Ministrit të punve të jashtme serb të asaj kohe, Jovan Jovanoviq-Pizhon, i datës 11 korrik 1912, ku në një dokument pasqyrohet tërë qëndrimi i politikës serbe kundrejt shqiptarëve. Dokumenti ka titull:”DIREKTIVA P{R VEPRIMET NDAJ SHQIPTAR{VE” dhe i dërguar gjitha njësive konsulare serbe në Perëndorinë Osmane, kuptohet në trojet shqiptare.
Pages:
356 - 358