NDIKIMI KULTUROR NË KËRKIMIN E FALJES, PËRFAQËSIMI I KËTIJ AKTI KUMTUES NDËR SHQIPTARËT QË JETOJNË NË RMV
Nertila RAMADANI
Abstract
Studimi i pragmatikës dhe i disiplinave të veçanta po bëhet fenomen që zhvillohet në hulumtimet linguistike në nivel botëror. Gjuhëtarët dhe filozofët i konsiderojnë aktet e të folurit si një fenomen normal. Kohëve të fundit, gjithnjë e më shumë po bëhen kërkime se cilat akte të të folurit përdoren në komunikimin e përditshëm.
Aktet e të folurit dhe realizimi i tyre gjuhësor kushtëzohen nga faktori kulturor. Mënyra se si realizohen aktet e të folurit ndryshon nga një vend në tjetrin, nga një kulturë në tjetrën. Kështu, për shembull, nëse në botën perëndimore fjalët “pardon” ose “sorry” përdoren shpesh për aktin e kërkimit të faljes, në praktikën shqiptare këto shprehje nuk janë pjesë e jetës së përditshme. Në vend të kësaj, preferohet të përdoren fjalët shqipe, “më falni/ më fal”, “kërkoj falje/kërkoj ndjesë”, etj.
Qëllimi i këtij punimi është të ofrojë përqasje teorike, empirike dhe statistikore të aktit kumtues – faljes, gjegjësisht të japim të dhëna më të qarta në lidhje me faktin se sa shpesh kërkojmë falje, në çfarë mënyre, cilat fjalë dhe folje i përdorim gjatë kërkimit të faljes, a ekziston dallim gjinor në mënyrën e kërkimit të faljeve, si kërkojnë falje të rinjtë kundrejt të moshuarve, a ndikon konteksti i ligjërimit dhe bashkëbiseduesi në aktin e faljes etj.
Pages:
382 - 388