ROLI I ZEMAHSHERIUT NË RUAJTJEN E ORIGJINALITETIT TË GJUHËS ARABE
Ridvan XHAFERI
Abstract
Faktori më i rëndësishëm në qëndrueshmërinë dhe ruajtjen e origjinalitetit të gjuhës arabe është Libri i Zotit të Plotfuqishëm, Kur'ani Fisnik. Janë bërë përpjekje të mëdha nga arabët dhe joarabët në interpretimin e gjuhës së fjalëve të Tij, shumë shkrimtarët dhe studiues të gjuhës arabe janë të mendimit se Mahmud b. Omer Zemahsheriu bëri shumë për gjuhën arabe. Ai ishte një shkencëtar i dalluar dhe u quajt prijës i interpretuesve. Roli i Zemahsheriut në zhvillimin e shkencave të gjuhësisë dhe letërsisë arabe është i rendësishëm, përshkak të origjinalitetit të shkrimeve dhe mendimit islam. Interpretimi i tij "Keshaf" konsiderohet një enciklopedi gjuhësore dhe retorike arabe, shumica e studiuesve e shohin atë si kryeveprën e tij. Suksesi i tij është i qartë kur autori dëshmon pasurinë dhe bukurinë e gjuhës arabe nga këndvështrimi shkencor, retorik dhe stilistik.
Pages:
424 - 427