SHTRESA MITOLOGJIKE NË KËNGËT EPIKE LEGJENDARE SHQIPTARE, RASTI I EPOSIT TË KRESHNIKËVE
Rovena VATA MIKELI
Abstract
Mitologjia, në veçanësitë e saj të zanafillës, është një mesazh nga periudha të ndryshme të kohës së lashtë, por në rastin e hulumtimit tonë është përdorur me kuptime te figurshme, për të tipizuar personazhe, për të shprehur idenë e forcës, të mençurisë, të trimërisë, për të shprehur ide dhe norma të ndryshme morale dhe juridike të shoqërisë së i mbart ato. Miti në krijimtarinë folklorike nuk është thjesht mit, por një lëndë me burim mitologjik, e shëndërruar, e cila ka marrë funksione poetike dhe një ngarkesë sociale që i shërben një aktualiteti historik të caktuar, aktualitet që është shumë larg nga kuptimi i mirëfilltë i vetë mitit. Ndryshe na paraqitet miti në epos dhe ndryshe na paraqitet, në rite dhe besime popullore, i cili ruan origjinalitetin në një masë të dukshme. Në këtë krijimtari ndeshet në dukuri dhe qenie të ndryshme mitologjike.
Pages:
428 - 431