Vol. 10 | No. 19-20, 2023


ROLI I REVISTËS “DRITA” NË ZGJIMIN E VETËDIJES KOMBËTARE

Sokol MEMETI

Abstract

Shtypi shqiptar gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare Shqiptare zhvillohej në kushte të vështira, kjo për shkak të rrethanave në të cilat gjendeshin shqiptarët nën sundimin osman, por edhe për shkak të mungesës së të ardhurave financiare nga ana e botuesve. Mirëpo edhe përkundër kushteve të këqija, shtypi shqiptar pati zhvillim deri në një farë mase. Filluan të botohen gazeta e revista në gjuhën shqipe ndër të cilat e kemi edhe revistën “Drita” të Shahin Kolonjës, e botuar në Sofje të Bullgarisë, roli dhe kontributi i së cilës është trajtuar në këtë punim. Qëllimi i punimit është që përpos se të analizohet roli dhe kontributi i revistës “Drita” në ngritjen e vetëdijes kombëtare te shqiptarët, të analizohet edhe kontributi i saj në lëvrimin e gjuhës shqipe, në çështjen e alfabetit dhe ngjarjeve kulturore në atë kohë. Është analizuar edhe roli i kësaj reviste në popullarizimin e luftës së shqiptarëve për çlirim nga Perandoria Osmane dhe kontributin e veçantë në përkrahjen e lëvizjeve të kohës si dhe kryengritjeve të ndryshme që zhvilloheshin në trojet shqiptare. Po ashtu është folur për rolin që mori kjo revistë si zëri i atyre shqiptarëve, të cilët nuk shihnin rrugë tjetër përveç çlirimit. Rëndësi i është dhënë edhe kolumnave ku u kundërshtuan ashpër aspiratat e vendeve fqinje për aneksimin e trojeve shqiptare si dhe për diskutimet e ashpra që pati kjo revistë me gazeta dhe botues të ndryshëm të vendeve ballkanike.

Pages: 439 - 445