Vol. 10 | No. 19-20, 2023


LETËRSIA E LUGINËS SË PRESHEVËS MES DHEMBJES DHE EKSODIT

Shefat ADEMI

Abstract

Punimi im synon të hedhë në dritë, periudhën më të rëndë në të cilën po krijohej letërsia e Luginës së Preshevës në një kohë mjaft të errët të fillimit të shek. XX. Fazat në të cilën kaluan shumë krajata, e bën të mundur që të krijohet një letërsi e pastër që kishte synim senzibilizimin e kësaj treve me trungut Shqipëri Kosovë. Ngjarjet që rrodhën, si Lufta e Kosovës, Referendumi i 1e 2 marsit 1992 kur Lugina e Preshevës nuk i'u bashkua Republikës së Kosovës, pikërisht mu këtu filluan shpërnguljet masive nëpër viset e tjera shqiptare madje edhe në diasporë e gjetiu. Kalibri i shkrimtarëve preshevarë, udhëtoi nëpër një rrugë e cila ishte e mbjellur me dhembje e lot, por që këto dyja u shndërruan në forcë për të vazhduar edhe më tutje për ta vetëdijësuar popullin nëpërmjet letërsisë reale që do krijohej më pastaj. Epiqendrat më të rëndësishme, ku do të krijohet letërsia e autorëve preshevarë do ta ketë adresën si në Kosovë, Zvicërr, Kanada, ku nga atje do të dalin veprat më të mira e më të kulluara me tematikë vendlindje. Punimi është rezultat i punës shumë dimensionale që synon të përbush gjithë vlerën dhe potencialin që këta autorë përmes veprave të tyre arritën, ta ngrenë në piadestal dëshirën, që një ditë ta shohin Luginën e Preshevës, të zhvilluar ekononomikisht, të lirë, dhe të bashkuar me Republikën e Kosovës.

Pages: 450 - 455