Vol. 10 | No. 19-20, 2023


MOÇMËRIA E VENDBANIMIT TË VUSHTRRISË

Jeton SALLAHU

Abstract

Punimin studimor të cilin jemi munduar ta trajtojmë titullohet “Moçmëria e vendbanimit të Vushtrrisë prezentuar përmes monumentit mbivarror/stelës dhe mozaiqeve”, kësisojshëm të emërtuar duke dashur të provojmë ekzistimin e vendbanimit në truallin e sotëm të Vushtrrisë me rrethinë në antikitet, fillimshëm përmes një monumenti mbivarror/stelës dhe më pastaj kemi ofruar disa të dhëna rreth mundësisë së ekzistimit të mozaiqeve në truallin e sipërpërmendur. Njashtu përmes këtij studimi jemi munduar të nxjerrim në pah edhe talentin e banorëve të kësaj ane, ilirodardanët, rreth artit, duke mospërjashtuar këtu edhe ndikimet nga kulturat e tjera.

Pages: 509 - 516