LIGJE PËR TË GJITHË (NGA TRASHËGIMIA POPULLORE SHQIPTARE)
Nazmi BEQIRI
Abstract
Në këtë kumtesë të emërtuar “Ligje për të gjithë”, do të paraqesë virtytin e popullit tonë (shqiptar), që nga kohërat më të lashta të tij i cili paraqitet në mbarvajtjen mbarëjetësore të vetën, në raport me vetvetën dhe të tjerët. Ndër shkrimet më të vjetra botërore, vështirë e kemi të gjejmë shënime ku nuk përfshihen apo përmendët edhe populli ynë. Për këtë popull të lashtë, shkruhet, rrëfehet edhe në legjenda, poema, e krijime artistike ndër më të vjetrat e botës, ku përmendemi si: trima, besnik, të moralshëm, bujar e ndihmtarë. Pikërishtë për këtë, do të shkruaj se pse këta njerëz ishin të këtillë. Tregoj në kumtesë se ata nuk ishin të rastësishëm të tillë, por që, për këtë sjellje e virtyt, ata edukoheshin e ushtroheshin përmes ligjeve të pathyeshme të tyre dhe jo vetëm në kohëra të lashta e gjatë kohërava që kanë qen të pushtuar (ku mund të thuhet se ishte domosdoshmëri e respektimit të atyre ligjeve), por ky edukim-mësim vazhdon edhe sot me një përqindje jo të vogël brenda nesh (shqiptarëve).
Këto ligje të krijuara nga vet populli ynë (shqiptarët), apo ishin ligje hyjnore, nuk na ngjallë ndonjë interesë të veçantë, ngase e veçanta është se këto ligje mund të përshtatën për të gjithë popujtë e botës dhe përmes të cilëve (natyrisht, po u zbatuan, bota do të merrte kahjen e një shteti (kushtimisht thënë), të vetëm në këtë planet, ose do të thuhej (mbase utopiste) planeti tokë, banohet prej njerëzve. Këto ligje i veçoj dhe i ilustroj me shembuj konkret, por për të lëshuar dorën në shkrim për këtë fushë, nuk mjafton një kumtesë, por duhet shkruar disa libra.
Pages:
532 - 538