Vol. 10 | No. 19-20, 2023


PËRKTHIMI I TEKSTEVE ME NDIHMËN E "GOOGLE TRANSLATE"

Zurijeta SALIU

Abstract

Zhvillimi i hovshëm i teknologjisë dhe digjitalizimit ka ndikuar në çdo fushë, duke përfshirë edhe fushën gjuhësore, sepse gjuha është elemenkt kryesor për komunikim. Funksionimi i Internetit as që mund të paramendohet pa gjuhën, por edhe gjuha është e ndikuar mjaft nga Interneti, prandaj mund të themi se midis tyre ekziston një lidhje shumë e ngushtë. Hapësira e Internetit është bërë dhe një medium tjetër për përdorimin e gjuhës. Ky zhvillim ka bërë edhe më të lehtë jetën e njerëzve, sepse mund që më shpëjt të kryejnë detyra të ndryshme me anë të Internetit dhe risive teknologjike, se sa në forma tjera. Por nuk do të thotë se edhe zhvillimi i teknologjive dhe veçanërisht Interneti janë të përsosur dhe mund të bëjnë gjithçka. Në këtë punim do të shohim përkthimin e teksteve në programin “google translate”, ndihmën që na jep ky program, lehtësimin për të përkthyer nga një gjuhë në gjuhën tjetër dhe mangësitë që i ka ky program. Sa janë të sakta fjalët e përkthyera, sa janë të kuptueshme, sa e humbin kuptimin dhe sa nuk mund të përkthehen aspak. Në punimin në fjalë do të vërejmë përkthimin e disa fjalive nga gjuha angleze në gjuhën shqipe, një gjuhë e njohur në të gjithë botën dhe nga gjuha shqipe në gjuhën maqedonase, gjuhën me të cilën jemi në kontakt në jetën e përditshme.

Pages: 552 - 556