SHQIPJA DHE VLLAHISHTJA NË QARKUN E STRUGËS
Ajten HAJDARI-QAMILI
Abstract
Gjuhët, sikurse edhe kulturat, rrallëherë e kënaqin vetveten. Nevoja e folësit për marrëdhënie ndërgjuhësore paraqitet kur një gjuhë është në kontakt të drejtpërdrejtë ose të tërthortë me një gjuhë fqinje ose me gjuhën e folësve të cilët e kanë pushtetin, forcën apo kulturën sunduese. Kjo marrëdhënie mund të jetë miqësore apo armiqësore, sepse mund të ndikojë për zhvillimin e ndonjë biznesi ose të konspirojë në shkëmbimin e vlerave shpirtërore (shkencë, religjion), por edhe mund të ndrydhë apo të shuajë një gjuhë dhe kulturë të tërë.
Vështirë është të thuhet se një gjuhë ose dialekt është tërësisht e izoluar dhe nuk ka asnjë marrëdhënie me ndonjë gjuhë tjetër, sepse të gjitha kulturat në botë kontribuojnë me diçka dhe gërshetohen në mes veti. Megjithatë, dihet se rëndom ndikim më të madh ka gjuha e popullit që llogaritet si qendër e kulturës. A mendohet gjithmonë se natyra dhe shtrirja e fjalëve të huaja plotësisht varen nga të dhënat historike të marrëdhënieve kulturore mes gjuhëve? Përgjithësisht mendohet se një gjuhë merr nga një gjuhë tjetër më shumë fjalë, nëse folësit e atyre gjuhëve kanë marrëdhënie më intime, megjithatë, jo gjithmonë kjo është e saktë.
Pages:
50 - 56