KONTRIBUTI I STUDIUESVE TË HUAJ NË FUSHËN E ALBANOLOGJISË NË REVISTAT SHKENCORE NË KOSOVË
Abdurrahim MAXHUNI
Abstract
Shqipja vazhdimisht ka qenë objekt studimi nga studiues të huaj. Kujtojmë se Frac Bopi ishte studiuesi i parë që përcaktoi karakterin indoevropian të gjuhës shqipe. Kontributi i autorëve të huaj nuk ka munguar asnjëherë. Rezultatet e hulumtimeve të tyre i kanë paraqitur në forma e mënyra të ndryshme. Një nga këto ka qenë dhe vazhdon të jetë përmes prezantimit të tyre në revista shkencore, apo në periodikun shkencor, fillet e së cilës në Kosovë i kemi pas Luftës së Dytë Botërore, përkatësisht në vitin 1946 me nxjerrjen e revistës “Përparimi”. Më pas më 1962, Fakulteti Filozofik në Prishtinë, nxori revistën “Gjurmime Albanologjike”, e cila nga viti 1970 ka kaluar në pronësi të Institutit Albanologjik në Prishtinë. Pastaj, më 1965 del revista “Buletini”, më 1972 revista “Kosova”, ndërsa revista “Studime” në kuadër të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës fillon të dalë më 1994. Duke qenë të rëndësishme për veprimtarinë shkencore, publikimi i rezultateve të autorëve të huaj është shumë i rëndësishëm. Në këtë kumtesë do të vështrojmë kontributin e tyre në revistën “Studime” dhe revistën “Gjurmime albanologjike- seria e shkencave filologjike”, të fushës së albanologjisë.
Pages:
65 - 70