KONTRIBUTI I RAJKO NAHTIGALIT PËR GJUHËN SHQIPE
Sejdi M.GASHI
Abstract
Në këtë punim kemi marrë në shqyrtim kontributin e linguistit slloven Rajko Nahtigal për shqipen dhe shqiptarët.
Siç dihet , ndihmesat e albanologëve të huaj për shqipen, në të gjitha drejtimet janë të shënuara në historinë e albanologjisë përgjithësisht, por rasti i sllovenit, Nahtigal është i veçantë, sepse ai u angazhua edhe në Komisinë Letrare Shqipe të Shkodrës ( 1916-1917), ngjarje kjo prej më të rëndësishmeve për fatin e shqipes. Prandaj, ky studiues sipas nesh paraqet një interes të veçantë për albanologjinë përgjithësisht e për shqipen veçanërisht.
Pages:
71 - 74